Lajme

Abazi: Ndërkombëtarët do e zmbrapsin presidentin Thaçi nga qëllimet e tij

03/24/2020 15:39
nga:Norë Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi thotë se reagimet e shteteve mike ndërkombëtare do e zmbrapsin presidentin Hashim Thaçi nga qëllimet e tij, siç i konsideron dekonstruktive mbi situatën e pandemisë Covid-19.

Abazi për KosovaPress thotë se vendimi i djeshëm i qeverisë për kufizimin e lirisë tashmë është në dorën e ekspertëve, por që thekson se askush nuk mund të marrë përgjegjësi për të rrezikuar shëndetin publik për agjenda politike.

“Nuk besoj që presidenti ka kompetencë, e patë edhe qëndrimin e shteteve të Quintit e cila kërkoj drejtpërsëdrejti që t’i mundësohet qeverisë të kryej punën e vet. Ashtu siç është duke bërë. Besoj që këto do e zmbrapsin presidentin nga qël limet e tij dekonstruktive dhe jo të shëndetshme për situatën të cilën gjendemi. Nuk mund të merr askush përgjegjësi dhe as Gjykata Kushtetuese që të rrezikojë shëndetin publik për shkak të agjendës politike të presidentit”, u shpreh Abazi.

Duke e arsyetuar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në periudha të caktuara kohore, zëvendëskryeministri i dytë thotë një gjë të tillë e ka bërë edhe Shqipëria, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Është çështje e ekspertëve ligjorë dhe kushtetues të cilët kanë përpiluar. Shqipëria është në këto masa edhe më të rrepta në përdorimin e ushtrisë, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Insistimi i presidentit që më shumë se dy javë ka qëllime vetëm për interesin e tij politik”, thotë ai.

Mbi zbatueshmërinë e vendimit të ekzekutivit, Abazi për KosovaPress u shpreh se ai është duke u zbatuar jashtëzakonisht mirë dhe se në orët e mbrëmjes do të fillon ekzekutimi i plotë i atij vendimi.

“Zbatimi është mirë, jashtëzakonisht mirë në këto orë të para të ditës së parë. Meqenëse vendimi është nxjerrë vonë mbrëmë. Nga ora e tetë e mbrëmjes fillon ekzekutimi dhe vendosja e plotë e vendimeve”, thotë ai.

Dje në orët e mbrëmjes, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve prej orës 10:00 të mëngjesin deri në 16:00, pastaj prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Vendim ky që u kundërshtua nga presidenti Thaçi, i cili paraditen e sotme tha se e ka dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

04/05/2020 17:04

Haki Abazi: Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit