Lajme

Abazi: Mafia e Kadri Veselit dhe Pronto, e kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm

01/28/2020 17:42
nga:Norë Kelmendi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se “Pronto” dhe “Mafia e Kadri Veselit”, si të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë, e kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm, shkruan GazetaBlic.

Abazi ka akuzuar nënkryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, duke thënë se i njejti duhet të përgjigjet se në dorë të kujt i ka lënnë fondet e BQK-së.

Postimi i plotë:

Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot. Me vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk ju beson.

Ndoshta do të ishte me e shëndetshme sikur Bedri Hamza të përgjigjej se në dorë të kujt i kanë lënë fondet e BQK, Trustit Pensional dhe Fondin e Privatizimit.

Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe…

Publiée par Haki Abazi sur Mardi 28 janvier 2020

03/27/2020 22:41

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit