Lajme

Abazi i përgjigjet LDK-së për mocionin: Po i ndihmoni Hashim Thaçit që ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme

03/20/2020 17:23
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka komentuar dorëzimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti nga LDK.

Ai në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se me këtë mocion LDK e Isa Mustafës po i ndihmon Hashim Thaçi.

“Po i ndihmon Thacit në realizimin e qëllimeve të tija”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, mocioni po ia mundëson Hashim Thaçit që ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Absolutisht. Tërheqja e tij prej të jashtëzakonshme, se do ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme duke e rrëzuar qeverinë. Mendoj që është gabim i madh që LDK është lëshuar në eksperimentime të Hashim Thaçit”, tha ai për Gazeta Blic.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, mocioni zyrtarisht në Kuvend është dorëzuar para pak minutash.

Ndërkohë, që Gazeta Blic merr vesh se këtë mocion e kanë nënshkruar 46 deputetë.

Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit e parashohin që: Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Bazuar në këto dokumente seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti mund të mbahet të hënën, ose më së largu të mërkurën e javës së ardhshme.

Ndryshe katër deputet të LDK kanë qenë kundër mocionit të Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, deputetët Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Saranda Musliu janë disa nga ata që kanë dal kundër vendimit të Kyresisë së LDK për mocion të Mosbesimit.

Në media është raportuar se edhe deputeti Fatmir Rexhepi nuk do ta votoj rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Çka thotë Kushtetuta: Kur duhet të mbahet seanca për mocionin e votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti

 

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!