Lajme

Abazi: Arrestimi i Klanit Pronto do të duhej të bëhej nga gjyqësia kosovare!

12/25/2017 23:02
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se arrestimi i Klanit Pronto do të duhej të bëhej nga gjyqësia kosovare, raporton Gazeta Blic. 

Abazi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Hashim Thaçit e PDK-së për pranimin të krijimit të Gjykatës Speciale.

Tutje ai ka thënë se pa “Klanin Pronto, pa UÇK, Kosova do të jetë më mirë.

“PRONTO ka qene i zene duke luajtur b… me amerikanet dhe duke lobuar ne New York kunder shqiptareve të denjë”, ka shkruar ai

Postimi i plotë i Abazit pa ndërhyrje: 

Arrestimi i klanit PRONTO do të duhej të behet nga gjyqesia Kosovare. Ne mungese te kapaciteteve dhe besueshmerise eshte krijuar dhe pranuar dhomat e veçanta te gjykates speciale. Ne vend se të lexohet e studiohet mire propozimi, PRONTO ka qene i zene duke luajtur b… me amerikanet dhe duke lobuar ne New York kunder shqiptareve të denjë. vazhdoni tani, pa juve Kosova do të jete me mire, pa juve UCK do të jete me mire, pa juve patriotet do të pushojne të qetë.

Tani e kuptoni cka do të thote të refuzoni të behet percjellja me nder e presidentit.

Tani faqezinje duhet dalur nga oxhaku sepse gjaku ujë nuk behet. Tani edhe ata qe i keni blere me tendere e poste kane filluar te ju kthejne shpinen.

Me vjen keq qe nuk do të akuzoheni per ate qe keni bere ndaj dhe kunder Kosoves.

11/27/2018 15:00

Abazi për dorëheqjet e katër kryetarëve- Është vetëm farsë e radhës e serbëve