Lajme

AAK: Taksa duhet të qëndrojë, autostrada e Dukagjinit të ndërtohet

02/11/2020 15:35
nga:Norë Kelmendi

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm që ky grup parlamentar do t’i ndërmerr për taksën 100 %.

Gazmend Abrashi, deputet i AAK-së tha se partia që ai përfaqëson do të argumentojë pse taksa duhet të qëndrojë.

“Aleanca do të përdorë gjitha mjetet demokratike, për të vazhduar mbajtjen e taksës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetin e biznesit që të sjellim argumentet pse taksa duhet të qëndrojë”, tha Abrashi.

Ai shtoi se Aleanca poashtu është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

“Ne jemi për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Ne duhet të kuptojmë se shteti nuk qëndron nga një qeveri. Këto projekte nuk mund të hiqen pa ndonjë konsultim paraprak. Qeveria e kaluar ka vendosur disciplinë financiare ku mundësohet vazhdimi i këtyre projekteve”, shtoi Abrashi.

06/16/2020 16:22

​Haradinaj: AAK-ja ka bërë vepra të mëdha që janë ne themelet e shtetit