Lajme

AAK refuzon ftesën e Mustafës: Nuk ka zgjedhje këtë vit

04/23/2018 19:27
nga:A. R.

Partia e Ramush Haradinajt nuk do të jetë pjesë e tryezës politike të thirrur nga Isa Mustafa, në të cilën pritet të diskutohet për zgjedhjet në vend.
Kjo ngase kjo parti është e sigurt që këtë vit nuk ka zgjedhje dhe se Qeveria është duke punuar me agjendë të ngjeshur për të quar papara proceset e rëndësishme të vendit

Deputeti i kësaj partie Muharrem Nitaj duke folur për Gazetën Blic, ka thënë se nuk beson që AAK do të marrë pjesë në këtë diskutim.

“Sivjet nuk do të ketë zgjedhje. Nuk jam i sigurte nëse AAK do të jetë pjesë e këtij takimi. Unë besoj se jo” është shprehur Nitaj.

Sipas tij asaj ata që po i përmendin zgjedhjet nuk duan që realisht vendi të shkoj në zgjedhje

“Nuk janë zgjedhjet temë. Kësaj teme nuk i besojnë dhe nuk e duan as ata që e përmendin. Me LDK-në që është në kërkim të Liderit të ri, me VV-në të ndarë në dysh dhe me PDK-në dhe AAK-në në qeverisje, kam përshtypjen që nuk përmbushen as arsyet formale për zgjedhje të reja!

Koalicioni është po ai i ditës së parë të qeverisjes. S’ka asnjë ndryshim dhe prandaj stabiliteti i koalicionit është veç një çështje hipotetike.“ është shprehur Nitaj.

Ndërsa qëndrim tjetër Nitaj ka për ofertën e Kadri Veselit.

 

Ai ka thënë se çështjet e përfshira në këtë platformë janë në interes të të gjithëve dhe uniteti në to është i domosdoshëm, duke pranuar se AAK mbështet plotësisht këtë platformë dhe ka edhe vet të njëjta qëndrime.
Ka thënë madje se opozita e ka obligim që të jap kontribut në këtë çështje.

“Këto çështje nuk i përkasin vetëm shumicë parlamentare e qeverisëse por edhe opozitës. Bile është obligim i tyre po ashtu, që ta japin kontributin e tyre.
AAK ka dhënë shembuj edhe pa qenë në qeverisje, se për tema nacionale, është e përgjegjshme dhe bashkëpunuese.”

Nitaj ka thënë se nuk ka asnjë interes e nevojë për zgjedhje ngase “ky vit mund të jetë vendimtar për përmbylljen e “Temës së Kosovës” edhe në raport me Serbinë, dhe këtë e di edhe LDK-ja“.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e partive politike të mërkurën e kësaj jave në një tryezë të përbashkët me qellim të tejkalimit të gjendjes së krijuar në vend.

Në letrën dërguar partive politike, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.

Tryeza politike do të mbahen të mërkurën në ora 13 në Kuvendin e Kosovës./GazetaBlic/

10/16/2019 23:10

Veseli konfirmon ftesën e Tribunalit Special për Abelard Tahirin