Këtë të diele Kosova voton për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Pa dyshim, për secilën komunë procesi zgjedhor është i rëndësishëm, por Prishtina ka vëmendjen më të madhe për faktin se është kryeqytet, por edhe sepse gara është e ngushtë dhe Prishtina ka nevojë të madhe për një ndryshim në përfaqësim.
Kur jemi te e ndryshmja në këtë garë zgjedhore, Daut Haradinaj është kandidati i dalluar në këtë mes, sepse ai synon reformë të thellë në kryeqytet.
Pa komplekse për prejardhjen, partinë e shtratin kulturor ku përket, Haradinaj nuk e ka fshehur identitetin e tij për ta rritur përkrahjen. Në vend të kësaj, ai ka qenë vetvetja në takime me qytetarët e Prishtinës, për çka edhe ka fituar përkrahje të madhe në mënyrë progresive, thuhet në njoftim të AAK-së.
Haradinaj ka një program voluminoz që i përgjigjet shumicës së nevojave të qytetarëve, atyre në qytet, por edhe atyre në zona rurale të Prishtinës. Nëse lexohet programi i tij qeverisës, lehtazi kuptohet synimi i tij për ndryshimin e madh për të cilin Prishtina ka nevojë.
Megjithatë, një program i mirë do të ishte i pamjaftueshëm, pa një kryetar të guximshëm dhe energjik për zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.
Daut Haradinaj, disa herë gjatë karrierës së tij politike, ka dëshmuar që është i palodhshëm dhe që e ka fuqinë dhe rrezatimin e fuqishëm për ta imponuar autoritetin e tij në çështje të ndërlikuara ku bashkëdyzohen interesat e subjekteve të ndryshme.
Është percepsion i gjerë në Prishtinë, që Haradinaj tashmë është në garë seriozisht, që Haradinaj do të jetë në balotazh me njërin prej kandidatëve të tjerë. Ajo që është e dukshme dhe e pranueshme deri tani, në këtë fushatë zgjedhore, është fakti se për të të ndryshuar Prishtina, duhet të fitojë Daut Haradinaj.