Lajme

AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për pagat: Koeficienti nga 105 të bëhet 129

10/23/2023 12:36
nga:N M

Shef i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka thënë se si AAK-ja kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me rritjen e koeficientit të pagave, raporton Gazeta Blic.

“Kemi kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për rritjen koeficientit nga 105 në 129 euro, i kemi nënshkrimet dhe po punojmë që i gjithë Kuvendi deputetët të na përkrahin. Kërkesa e dytë është që të votojmë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës që mbështet rezolutën e parlamentit Evropian për aktin terroristë të 24 shtatorit, ku do të kërkojmë një hetimi ndërkombëtar për atë se çka ndodhi”, tha Tahiri.

Tahiri, PDK: Këtë veprim duhet ta bëjë Kurti pas vizitës së pesëshesh SHBA–BE, vendimin e Vjosa Osmanin ka mundësi ta çojmë në Kushtetuese