Lajme

AAK ka një thirrje për ZRrE-në dhe Qeverinë

02/10/2022 12:02
nga:N M

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media, i ka bërë thirrje ZRrE-së dhe Qeverisë të tregojnë transparencë, çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave të qytetarët.

“Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet”, thuhet në komunikatë.

Mes tjerash, kjo parti i ka bërë edhe një tjetër thirrje Qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Njoftimi i plotë:

Kanë kaluar 48 orë prej kur ZRrE e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim.

Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’.

Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja.

Prej dje Shteti do të jetë më i varfër e me këtë edhe ju do të jeni më të varfër.

I bëjmë thirrje ZRrE-së dhe qeverisë që të tregojnë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona.

Si rrjedhojë e këtij mashtrimi ordiner i bëjmë thirrje qeverisë që ta shfuqizojë vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Zgjerohet koalicioni i Përparim Ramës në Prishtinë, i bashkohet edhe një subjekt politik