Lajme

AAK-ja hap fushatën elektorale në Prizren, Haradinaj kërkon besimin e qytetarëve për kandidatin Lulzim Kabashi

09/17/2021 17:02
nga:Y I

Dega e AAK-së në Prizren ka hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

I pranishëm në hapjen e fushatën ishte edhe krytari i AAK-së, Haradinaj.

Haradinaj i’u kërkoi qytetarëve të Prizrenit votën për kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Lulzim Kabashi.

Ai tha se Kabashi gjatë gjithë jetës i është përkushtuar vlerave dhe se i njëjti ka përgatit një program të mirë qeverisës.

“Të dashur qytetarë të Prizrenit, po iu drejtohem sot nga Prizreni juaj nga Prizreni ynë, nga kjo qendër e jona historike, kulturore e atdhetare po ashtu nga vendi i njerzve të zot që kanë lënë shenjë në historinë tonë, jo vetëm kombëtare por edhe më gjerë. E kam për nder të kërkoj besimin tuaj për ofertën e Aleancës dhe për kryetarin tonë. Kryetari Lulzim Kabashi është një njeri i zoti, i cili gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtu vlerave, atyre vlerave që i mbart i gjithë Prizreni dhe Kosova. Ka përgatit një program të mirë qeverisës që ka në fokus zhvillimin ekonomik, avancimin e infrastrukturës, zhvillimin e turizmit, punësim dhe zhvillim” tha Haradinaj në fjalën e tij.

Tutje kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune u shpreh se ka një program shumë cilësor.

“Aleanca do ti respektojë maksimalisht kushtet e vendosura nga IKSHPK-ja që të kemi sa më pak kontakte. Do të orientohemi në takime virtuale, më tepër dhe përmes mediave elektronike dhe rrjeteve sociale. Eshte hera e dytë që kandidoj për kryetar të Prizrenit dhe kjo ka ardhur me kërkesën e qytetarëve. Edhe herën e kaluar  në 2017 e kam prezantuar një program që ka qenë jashtëzakonisht i kompletuar të cilin e ka vlerësuar cdo ekspert dhe çdo qytetar. Ky program vlen prap sepse pothuajse 100% të pikave janë të parealizuara, dhe mendoj se jam personi më adekuat mi realizu ato pika dhe për me u ba jetën më të mirë qytetarëve të Prizrenit” tha Kabashi raporton Gazeta Blic.