Lajme

AAK-ja akuzon KQZ-në se u ndikua nga LDK-ja në zgjedhjet në Istog

12/20/2017 23:18
nga:F.B

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se në procesin e rivotimit për kryetar të Istogut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rënë nën ndikimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Isufi ka thënë për “Epoka e re” se gabimi teknik, i cili e ka ndryshuar fituesin në këtë garë, fillimisht i evidentuar nga KQZ-ja, është përmendur nga LDK-ja.

Sipas tij, qëndrimi politik i LDK’së për këtë çështje e ka shtyrë KQZ-në ta pranojë këtë gabim.

Isufi ka vlerësuar se gabimet teknike në proceset zgjedhore duhet të identifikohen nga institucionet kompetente, e jo nga partitë politike.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të ankohen në shkallë të tjera për zgjedhjet në Istog, derisa ta zbardhin të vërtetën.

06/20/2018 13:45

LDK e VV kundër deklaratës së përbashkët, e cila doli nga tryeza e PSD-së