Lajme

AAK dhe Nisma thonë se nuk janë njoftuar për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e kryeparlamentares

02/13/2020 11:23
nga:E Sh

AAK-ja dhe Nisma janë deklaruar se nuk janë njoftuar me kohë për seancën për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Deputetja nga Nisma, Albulena Balaj Halimi, ka ironizuar duke iu drejtuar shefit të PDK-së, se duhet të jetë I lumtur që të paktën kanë marrë ftesë pasi sipas saj, Nisma as që është njoftuar.

“Ka edhe të tillë që nuk kanë marrë ftesë fare, sic jemi ne, prandaj duhet të jesh i lumtur z. Hamza. Në legjislaturat e  kalura nuk ka pasë debat për këto komisionine sepse nuk ka pasëshkelje të rregullores. Propozimi jonë është që edhe një herë të mblidhet kryesia dhe të pajtohemi ose jo se si të vihet në seancë”.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, po ashtu ka thënë se nuk janë njoftuar as partia e saj.

“Është e vërettë që nuk jemi njoftu për zgjedhjen e kryetares me kohë dhe kjo të dëmton më së shumti ty e jo neve. Unë nuk ja u mohova të drejtat e komuniteteve, kërkova vetëm sqarim se Lista Serbe a është pjesë e koalicionit a jo?”