Lajme

AAK del fuqishëm kundër Borrellit: Ideja e ndryshimit të kufijve e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit

05/06/2020 12:16
nga:Gazeta Blic

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga ana e Ramush Haradinajt ka dalë fuqishëm kundër idesë së përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve.

Në reagimin e AAK-së, thuhet se ky qëndrim i Borrellit është tendencioz, dhe se një ide e tillë është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën. Të cilët janë të përcaktuar për Kosovën në kufijtë e pavaresisë së 17 shkurtit 2008, ashtu siç na ka njohur shumica absolute e shteteve perëndimore demokratike, në krye me ShBA-në.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Komisioneri i BE-së thotë se pas zgjedhjeve në Serbi mund të rinisë dialogu

06/03/2020 16:00

Donika Kadaj e AAK-së, tregon pse nuk e votoi Hotin për kryeministër!