Lajme

A do t’i mjaftojnë gjashtë muaj kohë Komisionit Hetimor për Energjinë, për hetimin e periudhës 2006-2022, flet Hajdar Beqa

05/17/2022 16:35
nga:Q R

Kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Energjinë për periudhën 2006-2022, Hajdar Beqa nga radhët e PDK-së, thotë se që nga dita e hënë do të fillojnë punën duke bërë hartimin e planit të veprimit. Sipas tij, të njëjtën kohë do të diskutohet edhe për listën e të ftuarve.

Beqa në një prononcim dhënë për GazetaBlic thotë se edhe përshkak të periudhës së gjatë kohore 2006-2022, komisioni do t’i thërras të gjithë akterët që kanë qenë pjesë e asaj kohe.

“Sot e kemi bërë konsituimin e komisionit hetimor parlamentar, kurse ditën e hënë e kemi lënë të bëjmë një takim për hartim të planit të veprimit, të njëjtën kohë do të diskutojmë edhe për listen e të ftuarve,m. Normal që është një kohë e gjatë nga 2006-2022, por ne do të shikojmë me kudjes t’i thërrasim të gjithë akterët që kanë qenë pjesë e asaj kohe, në harmonizim me ligjin”, deklaron ai.

Edhe pse ky komision ka në dispozicion vetëm gjashtë muaj për t’i përfunduar punët, megjithatë Beqa deklaron se “nuk mund të flasim në këtë kohë sepse gjatë rrugës do t’i shohim të gjitha”.

Sot, është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Ky komision, i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka në përbërje Hajdar Beqën nga radhët e PDK-së si kryesues dhe Armend Mujën nga VV si zëvendës-kryesues.

Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i takojnë tre anëtarë të cilët janë Haki Abazi, Arbër Rexha dhe Halit Thaçi.

Partisë Demokratike të Kosovës i takon një anëtar i cili është Rashit Qalaj ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i takojnë dy anëtarë e që janë Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi.

Nga një anëtar i takojnë AAK-së që në këtë komision përfaqësohet nga Time Kadrijaj, Grupit Multientik që përfaqësohet nga Duda Balje dhe Listës Serbe që përfaqësohet nga Lubinko Karagiq.

Kujtojmë se ky komision ka të bëjë me hetimin në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullativ dhe në ndërmarrje publike.

Ndërsa dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Themelohet komisioni për energjinë për periudhën 2006-2022