Lajme

A u morën vesh edhe për postin e presidentit: Kjo është përgjigja nga LDK-ja

11/30/2019 16:49
nga:Gazeta Blic

Pas takimit të liderëve të LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa e Albin Kurti, nuk pati prononcim për media.

Lëvizja Vetëvendosje e theu heshtjen përmes një postimi në Facebook ku bënë të ditur për çfarë u diskutua në takim dhe për marrëveshjen e arritur plotësisht.

Shefi për Informim në LDK, Besian Mustafa është shprehur se nuk e di nëse është diskutuar edhe për postin e presidentit, por është evidente se është arritur marrëveshje në parim.

“Të them të drejtën nuk e di nëse është diskutuar, por jemi pajtuar në parim për programin qeverisës, jemi pajtuar për 12 ministri dhe të hënën në orën 01:00 takohemi prap për ta mbyllur me gjasë marrëveshjen”, tha Mustafa për lajmi.net.

Në vazhdim e gjeni kumtesën e LDK-së, të lëshuar pas takimit Kurti- Mustafa.

LAJMI I FUNDIT: Kjo është ‘marrëveshja’ Kurti- Mustafa

09/17/2020 18:43

Hoxhaj: Isa Mustafa i facebookut nuk është i vërteti, po e mbronë Hotin nga kompromiset ku e ka futur vendin