Sporti

A u falsifikuan votat e FIFA-s për ta shpallur Messin si më të mirin e vitit 2019?

09/26/2019 11:59
nga:M K

Janë ngritur dyshime se Messi është shpallur padrejtësisht Lojtari më i Miri i Vitit 2019 nga FIFA, të paktën sipas dy prej votuesve.

Gazeta italiane me bazë në Torino – e cila njihet si shumë e afërt me Juventusin – ka pohuar se Cristiano Ronaldo është plaçkitur pasi Messi u shpall më i miri në ceremoninë e së hënës mbrëma në Milano.

Messi u shpall më i miri pasi i mori 46 pikë, duke e lënë prapa në vendin e dytë yllin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk me 38 pikë dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit në vendin e tretë me 36 pikë.

Kapiteni i Nigerisë, Juan Barrera, dhe trajneri i Sudanit, Zdravko Lugarosic, pohojnë se ata nuk kanë votuar për Lionel Messin edhe pse në listën e votuesve figuron e kundërta.

Barrera shkroi në Twitter: “Çdo informacion për votën time për TheBest2019 u falsifikua, faleminderit”.

Në vonë, ekipi i tij lëshoi një komunikatë duke sqaruar: “Ai shprehu shqetësimin e tij sepse emri i tij është përdorur në një situatë në të cilën ai nuk ka marrë pjesë. Ai nuk e ka ushtruar të drejtën për të votuar.”

Por, trajneri i Sudanit Logarusic e publikoi një fotografi nga votimi i tij, duke pohuar se kishte votuar për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.

Në votimin e tij në listën e FIFA-s, megjithatë, figuron se ai kishte votuar për Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.

/GazetaBlic/

11/19/2019 10:20

Momenti kur Messi brenda pak sekondave driblon pesë lojtarë të Uruguait