Lajme

A pritet që LDK-ja dhe Grenell t’i japin “goditjen” e parë Kurtit pas vendimit për taksën, flasin analistët

02/27/2020 20:12
nga:Norë Kelmendi

Qeveria e Kosovës, sot përmes një vendimi, hoqi pjesërisht tarifën për mallrat dhe produktet serbe, shkruan GazetaBlic.

Kryeministrit i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për medie, tha se tarifa është hequr vetëm për lëndën e parë të Serbisë e cila importohet në Kosovë, duke shtuar kështu, se taksa ndaj Serbisë, pritet të hiqet plotësisht nga 1 prilli, në rast se kjo e fundit ndalë fushatën lobuese kundër Kosovës.

Gjithashtu Kurti tha se ky vendim, është marrë në koordinim me partnerin qeverisës, LDK-në, derisa burime të GazetaBlic, thanë se Kurti nuk është dakorduar me LDK-në për këtë çështje.

Por ndryshe mendon njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj.

Ai për GazetaBlic, thotë se lëvizja e Kurtit nga pozicioni në të cilin ishte qeveria e kaluar, lë të kuptohet që së shpejti taksa do të hiqet plotësisht.

“Në rast se ish marrë vendimi sot nga kryeministri Kurti që taksa me u pezullu pjesërisht, ndoshta kish me qenë një arsye që me i pasë ato përçarjet e para mes koalicionit qeveritar, por fakti që sot është marrë një vendim i tillë, nuk besoj që momentalisht mund të ketë diçka të tillë, në rast se vazhdohet me presion ndërkombëtarë që komplet taksa me u largu, at’herë qëndrimi i LDK-së, dihet që është pro asaj për shkak të ruajtjes së partneritetit me ShBA-në, at’herë mund të ndodhë, por duke marrë parasysh, lëvizjet e Kurtit sot që i ka bë me pezullimin e pjesërishme së taksës, unë mendoj që taksa do të hiqet gradualisht, hiq pa u vendosë reciprociteti, kështu që koalicioni ka me u rujtë, qeveria ka me funksionu, kështu që pastaj mbetet me u pa se çka do të ndodhë me dialog”, tha Demhasaj për GazetaBlic.

Demhasaj poashtu tha se edhe nga faktorët ndërkombëtarë, nuk priten kritika për vendimin e Kurtit.

“Nuk besoj që do të ketë ndonjë reagim ndaj faktorit ndërkombëtarë, sepse fakti që është lëvizë nga pozicioni që ka qenë më herët nga qeveria e kaluar, at’herë në një mënyrë kjo kupton që taksa veq është heqë, në një mënyrë mund të konsiderohet që taksa veq është heqë”, shtoi Demhasaj.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, qëndrimi i LDK-së, ishte që taksa e vendosur ndaj Serbisë, të hiqet plotësisht, si dhe që së shpejti Kosova të kthehet në tavolinën e dialogimit me Serbinë.

Zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti, tha se çdo alternativë tjetër do ta rrezikonte të ardhmen e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka thënë sot Hoti.

Kurti merr vendim për heqjen jo të plotë të taksës ndaj Serbisë

Albin Kurti tregon a është kordinuar me LDK-në për heqjen e taksës

Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit- të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe mos të vendoset reciprocitetit

 

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria