Lajme

A po shkon Kosova drejtë normalitetit nga pandemia? Këto janë fazat lehtësuese!

05/17/2020 20:40
nga:Norë Kelmendi

Nga nesër (18 maj), do të nis edhe faza 2 e hapjes graduale.

Sipas MSH-së, nga nesër qytetarët do të kenë mundësi lëvizjeje dy herë në ditë nga 2 orë, krejt kjo në bazë të shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Po ashtu, nga nesër do të rihapen disa biznese, përfshirë tregtinë me pakicë, Dentistët e Fizioterapeutët, Flokëtarët e Sallonet e Ondulimit, Gastronomia, Transporti Urban dhe Ndërurban, ai Herkurudhor, Qendrat e Thirrjeve, po ashtu do të hapen edhe Muzetë e Galeritë.

Sa i përket gastronomisë, nuk lejohet shërbimi brenda, por vetëm “merre me vete”, ndërsa janë edhe masat e vëna që pronarët duhet t’u përmbahen.

Gjatë kësaj faze do të bëhet edhe rivlerësimi për hapjen e Parqeve, Ceremonive Fetare, Tregjet e Tjera, Palestrat, Qendrat e Kujdesit Ditor dhe Qendrat Tregtare.

Ndërsa në vlerësimin e Fazës së Tretë, do të shikohet mundësia e hapjes së Kufijve, Pishinat, Klubet e Natës, Aeroportet, Ahengjet e Banjat.

Faza e dytë nis nesër deri më 1 Qershor.