Lajme

A po mbahet fshehtë marrëveshja mes LDK-së dhe Listës Serbe? Flet Haki Rugova!

05/12/2020 13:16
nga:Norë Kelmendi

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përfunduar të gjitha punët për arritjen e marrëveshjeve me partitë NISMA-AAK, shkruan GazetaBlic.

Një marrëveshje e tillë është arritur edhe me Listën Serbe por e njëjta nuk është bërë ende publike.

Kështu të paktën kanë aluduar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke premtuar se së shpejti ajo do të bëhet publike.

Ndonëse kohëzgjatja e publikimit të kësaj marrëveshjeje, ende nuk dihet, sipas nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, kjo marrëveshje nuk mund të quhet si e “marrëveshje e fshehtë”.

Rugova për GazetaBlic thotë se nuk ka dijeni nëse është arritur kjo marrëveshje apo jo.

“Nuk e di që ka marrëveshje të fshehtë, nëse ekziston ajo nuk do të ishte marrëveshje e fshehtë, ne si LDK nuk do të kemi marrëveshje të fshehtë, nuk them që ka marrëveshje këtë nuk e di por nuk është e fshehtë”.

Tutje Rugova thekson se LDK-ja gjithmonë i ka respektuar marrëveshjet e shkruara me partitë e tjera në qeverisje.

“Ne jemi ata që i respektojmë marrëveshjet, qe dy herë ka ra qeveria dhe kjo për shkak të mos respektimit të marrëveshjeve, me secilën parti ne i kemi respektuar marrëveshjet”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se është e vërtet që LDK-ja ka arritur marrëveshje me Listën Serbe, dhe se pritet që ta bëjnë publike më datën 2 maj, pasi që sipas tij, nuk ka asgjë që ta mbajnë të fshehtë.

‘‘Nuk i di i emrat se kush do të jenë zyrtarë të asaj liste të përfaqësuar, ajo çka mund të themi është se ata do marrin fuqi politike aq sa kanë pasur në Qeverinë Kurti’‘, ka deklaruar Abrashi.

Por menjëherë pas dy ditësh, më 4 maj, Abrashi ka thënë se nuk ka marrëveshje të veçantë me Listën Serbe.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje të veçantë, Lista Serbe ka aq sa i takon me Kushtetutë, marrëveshja do të bëhet publike”.

05/26/2020 13:52

LDK i çon selame Vetëvendosjes: Numrat i kemi – protestat mbani lirisht!