Lajme

A po lëkundet koalicioni VV-LDK për shkak të vendimit të taksës? Flasin analistët

03/01/2020 14:11
nga:Norë Kelmendi

Vendimi i qeverisë së Kosovës, për heqjen e pjesërishme të taksës 100 përqind, ndaj produkteve serbe, vetëm për lëndën e parë, duket se ka krijuar mospajtime mes koalicionit qeverisës, VV-LDK, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi që 3 ditë pas këtij vendimi, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se taksa e vendosur ndaj Serbisë, duhet të hiqet siç është duke kërkuar ShBA-ja.

Sipas Mustafës, LDK-ja bashkë me deputetët dhe anëtarët e saj të qeverisë, do të mbesin në mbështetje të plotë të heqjes së menjëhershme të tarifës.

Ndërsa analisti politik, Ramush Tahiri, tha për GazetaBlic se Kosova duhet të pres një propozim konkret rreth kësaj çështje, nga ShBA-ja dhe BE-ja, dhe jo që partitë qeverisëse të krijojnë përçarje mes vete për shkak të vendimit për taksën.

“Kosovës nuk i bjen me vendosë mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Kosova duhert me pritë që Amerika dhe BE-ja të mirren vesh për propozimin konkret, e jo që Vetëvendosja dhe LDK-ja të përlahen dhe ta prishin qeverinë, a me u heqë taksa me afate, apo si ka thënë Grenell, pa kushte, sepse Kosova nuk fiton prej kësaj politikës dhe gjeopolitikës strategjike në qoftëse është e përlame”, tha Tahiri për GazetaBlic.

Sipas Tahirit, vullneti i Kosovës, për ta hequr taksën, qoftë pjesërisht apo të plotë, duhet të përkrahet nga të gjithë, pasi që sipas tij, një opsion të tillë e përkrahë edhe Bashkimi Evropian.

“Kosova ka shprehë vullnet me heqë taksën, ose për një ditë ose suksesive, ky është vullneti I Kosovës, këtë po e përkrah Bashkimi Evropian dhe këtë duhet me përkrahë krejt”,shtoi Tahiri.

Kujtojmë se ditë më parë, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind për lëndën e parë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, madje ai ka kërcënuar edhe me largim nga koalicioni me VV-në.

“Një qeveri e cila qëndron e izoluar nga ana e ndërkombëtarëve, atëherë LDK nuk rrin në atë qëveri. Nuk mund të rrimë në dicka të tillë. Ne dalim”, ka thënë Hoti.

Isa Mustafa përfundimisht del kundër Albin Kurtit: Të hiqet menjëherë taksa 100% ndaj mallrave serbe, ashtu siç e kërkon SHBA

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria