Fit&Sexy

A po iu mbrojnë dorëzat nga koronavirusi? Ekspertët mjekësor e ndajnë mendimin

05/13/2020 22:15
nga:N S

Që nga fillimi i shpërthimit në janar, ajo është përhapur në të gjithë globin me Organizatën Botërore të Shëndetit duke njoftuar se Evropa tani është qendra e shpërthimit.

Shumica e personave në të gjithë botën po mbajnë dorëza dhe maska në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.

A duhet të vishni dorëza për t’u mbrojtur?

Një mjek i NHS shpërndau një video ku tregoi se dorëzat mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë duke i veshur në publik.

Dr. Karan Raj tha se veshja e dorëzave mund të kontribuojnë në përhapjen e mëtejshme të virusit. NHS thotë se maskat për fytyrën dhe dorëzat luajnë një rol të rëndësishëm në një mjedis klinik, por ka “prova pak të përhapura” që ato janë të dobishme për anëtarët në publik.

Shëndeti Publik në Angli dhe Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu nuk i kanë rekomanduar njerëzit të veshin dorëza ose maska për të mbrojtur veten.

Gjithashtu, infektologët thonë se dorëzat japin një sens të rremë të sigurisë dhe larja e duarve është një masë shumë më e mirë paraprake.

03/31/2020 15:17

Ekspertët: Virusi korona pëson mutacion, ka tetë lloje