• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A po i rri Thaçit nga mbrapa, Lutfi Haziri?

03/08/2019 22:31
nga:FL.B

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka hedhur poshtë mundësinë se mund të jetë rreshtuar në radhët e para të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se ideja e tij ka dallime në nuanca me atë të Presidentit, e kjo gjë sipas tij e bënë ndryshimin.

“Në asnjë mënyrë. Ju e thatë që jam njëri prej zërave të parë që e ka mbrojtur kauzën edhe e ka riaktualizu kauzën në 2011-ën, 2013-ën kam sponsorizuar rezolutën. Në rezolutë ka nënshkruar edhe deputet të LDK-së, edhe deputet të PDK-së, edhe deputet të partive tjera. Dhe ka qenë festë, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës Lindore por edhe për shqiptarët në Kuvend të Republikës,” – ka thënë Haziri.

/ © GazetaBlic /

05/27/2019 12:39

Policia jep detaje për përleshjes mes tyre dhe disa grabitësve në Fushë Kosovë