BLIC.TV

A po e përkrah Besian Mustafën, Agim Veliu e Isa Mustafa për kryetar të degës së IV të LDK-së? – kështu përgjigjet Arben Gashi

05/24/2019 22:37
nga:A. R.

I rezveruar ka qenë arben Gashi kur është pyetur nëse direkt nënkryetari Agim Veliu dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustsfa po e pëkrahin Besian Mustafën që të vije në krye të degës së IV të LDK-së në Prishtinë.

Sipas tij secili nga zyrtarët e lartë në LDK mund të kenë preferencat e tyre.

“Të kesh preferencë është normale, sepse mund të shihet si bashkëpunëtor dikush më i lehtë ose dikush tjetër më i rëndë, por e kemi një situatë të qetë dhe do të shkoj gjithçka mirë dhe nuk jemi vetëm ne tre kandidatë, ka edhe të tjerë sepse në degën e IV jemi katër deputetë aktual, pesë anëtarë të Kryesisë aktuale, ish kryeministri Isa Mustafa dhe plot figura të shquara të LDK-së”, ka thënë Gashi.

Gashi këtu nuk ka folur nëse ka përkrahjen e zyrtarëve të tjerë të LDK që llogariten krahu anti Isa Mustafë që të marrë djejtimi ne degës së IV të LDK-së.

Intervista e plotë e deputetit Gashi për Blic Interview me Astrit Gashin: