Lajme

A po dështon koalicioni VV-LDK, pas këtij postimi të Agim Veliut?!

01/14/2020 22:15
nga:A. R.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas propozimit të VV-së që nga 12 ministri të bëhen 14, në mënyrë që njëra t’i ofrohet atyre.

Veliu ka thënë se VV këtë po e bën për pushtet dhe për ta nënçmuar LDK’në.

Sipas Veliut, kjo përpjekje e Vetëvendosjes do të dështojë.

Ja reagimi i plotë:

Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës
E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.

Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.

Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.

Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Publikohet oferta e fundit e Albin Kurtit për Isa Mustafën

Çështja e mandatarit për kryeministër, ky është lajmi që vjen nga presidenti Thaçi

 

Haki Abazi tregon se çfarë e detyroi VV-në t’i shtojë numrin e ministrive