Lajme

A po dështon koalicioni VV-LDK?! – Abdixhiku i reagon ashpër Konjufcës

12/03/2019 22:53
nga:A. R.

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja i ka replikuar Glauk Konjufcës, së VV-së ku ky fundit në një debat televiziv tha se LDK-ja po bënë pazare dhe se kjo parti po i kushtëzon ata dhe po sillen sikur i kanë fituar zgjedhjet, e këto deklarata të tilla Abdixhiku i quan ofendime.

Ai tha se mosmarrëveshjet e duhet të zgjidhen sy me sy e jo nëpër studio televizive.

Abdixhiku theksoi se deklaratat e tilla e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa

Ja statusi I plotë:

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë.