Lajme

A po bëhet NISMA pjesë e LDK-së? Flasin nga partia e Limajt

11/19/2019 18:23
nga:A. R.

Kohëve të fundit, është përfolur mundësia që Nisma Socialdemokrate, të arrijë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në mënyrë që partia e Limajt, të bëhet pjesë e qeverisë së re.

Lidhur me këtë për Gazeta Blic, ka folur anëtari i kryesisë së Nismës, Xhevdet Smakiqi.

Ai ka thënë se tashmë NISMA është në koalicion me AKR-në dhe PD-në dhe se shef i këtij koalicioni është Fatmir Limaj.

Sipas Smakiqit, sikur edhe më parë, NISMA do të bëhet pjesë e qeverisë, vetëm nëse është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës.

Xhevdet Smakiqi, ka folur edhe për atë që sipas tij e karakterizon Nismën dhe kreun e saj, Fatmir Limajn – qëndrueshmërinë në partineritet me këdo që ata të arrijnë.

Sipas tij, Limaj edhe në bashkëpunim me PAN-in, ka treguar se është personalitet shumë i besueshëm për të qenë në koalicion.

“Koaliconin që udhëheq NISMA me AKR PD e udhëheq Lideri Limaj. Meqë ende s’kemi përfundim dhe çertifikim të rezultateve nga KQZ asgjë konrekte s’ka as qe është ne agjende koalicioni.
Për këto tema të koalicionit NISMa ka organet e saj vendimarrëse politike si Kryetari Limaj qe i prin dhe e udhëheq këtë proces Keshilli Kombëtar Kryesia e partisë do të vendosin. Me rëndësi eshte se NISMA në këtë proces të stërzgjatur zgjedhor i ka mbrojtur me konsenkuencë me mjete ligjore mbi 42.000 vota te rregullta që i kanë besuar Koaliconit NISMA AKR PD. Sipas parimeve qe ka ndjekur NISMA psh PANIN e kishte themeluar Ztr.Vesli dhe Haradinaj ztr.Limaj i kishte qëndruar parimit të koaliconit parazgjedhor me AAK ne vitin 2017 që ti ipet shansa Ztr.Haradinaj si Kryeminister atëherë. NISMA mbi parimet e saj vlerat dhe qasjet në koalicione merr pjesë vetëm kur është në interes të shtetit fare se ka gajle a është në opozitë këtë e ka përseritur disa herë Lideri Limaj në intervistat për media që është dhe qëndrim aktual politik”, ka thënë Smakiqi për Gazeta Blic.

Ende zyrtarisht Nisma nuk dihet se a e ka kaluar pragun zgjedhor apo jo. Një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim.

Kjo pasi që shumica e kutive të vendvotimeve kanë shkuar në rinumërin, kërkesë kjo e bërë nga partia e Limajt.

Deri më tani, mbi gjysma e vendvotimeve janë rinumëruar, teksa ditëve në vijim pritet të rinumërohen edhe vendvotimet e mbetura.

@Gazeta Blic.