BLIC.TV

A pati përplasje ndërmjet NATO-s me trupat ruse në Kosovë

06/14/2019 22:40
nga:Gazeta Blic

Shef i Shtabit të UÇK-së Agim Çeku ka dhënë detaje interesant në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” se si komandanti i KFOR Micheal Jackson kishte komunikuar me trupat ruse duke mos i lejuar ata që të shkojnë drejt aeroportit të Prishtinës.

“Unë nuk e di këtë, por në biseda me gjeneralin Jackson dhe me gjeneralin Clark… është ajo biseda e famshme që gjenerali Clark e ka uruar gjeneralin Jackson që të ndërhyjë dhe mos të lejoi rusët që të hyjnë në aeroport sepse ka pasur të vendoset komanda e forcave të NATO dhe Jackson iu tha rusëve se duhet të kontaktoi me autoritetet e mia kombëtare…. do të thotë dhe përgjigja e tij ka qenë se “unë nuk dua të nis luftën e Tretë Botërore” tha Çeku, shkruan Gazeta Blic.

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku