Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit Jim O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës ka drejtuar fjalë të ashpëra në adresë të Qeverisë së Kosovës rreth vendimit për dinarin. Diplomati amerikan ka kërkuar tërheqjen e vendimit derisa ka shfaqur pakënaqësi edhe me tranzicionin tre mujor të BQK’së që u shpall dje.
Për këto deklarata, analisti Artan Behrami në “Pressing” të T7, ka pyetur analistin Sadri Ramabaja se “a është i shqetësuar për këto deklarata”.
Por Ramabaja insistonte se Kosova dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë aleate.
Pjesë nga debati.
Behrami: Një pyetje të sinqertë, a je i shqetësuar prej kësaj deklarate O’Brien. A mundesh me shku me flejt rehat sonte.
Ramabaja: Mos e bëni alarmin kështu.
Behrami: S’po e bëjë alarmin.
Rambaja: Kryeministrit izraelit i kanë dhënë deklarata edhe më ultimative këto ditë.
Behrami: Kush është Izraeli o Ramabaja, cila është fuqia jonë.