• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A kanë mospajtime “Gjarpri” dhe “Rambo”?

12/14/2018 23:15
nga:Gazeta Blic

Kohën e fundit duket se janë ftohur raportet ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shkaku i “mospajtimeve” vjen nga deklarimet e Thaçit për korrigjim të kufijve, ide të cilën e ka kundërshtuar Haradinaj.

Por çka thotë kryeministri për raportet e tij më presidentin, dikur të dy ish-udhëheqës të UÇK-së?

“Sot kemi paqe me të gjithë. Për nesër flasim nesër. Nesër i kthehemi normalitetit”.

“Nuk kemi folur, por sot kemi biseduar gjatë seancës nuk ishte takim, ishte një kohë solemne”.

“Ka raste që me Thaçin nuk pajtohemi për tema. Unë jam i gatshëm me i çu përpara temat e vendit, por në drejtimin e duhur. Tema e shkëmbimit gjithmonë është e përjashtuar”, kështu është përgjigjur Haradinaj në Blic InterView me Astrit Gashin.

Intervistën e plotë të Haradinajt mund ta shikoni më poshtë: