Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka folur për zgjedhjet lokale të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor.
Ani pse me vota Quni është radhitur i treti, ai në një përgjigje për ‘Gazeta Blic’, thotë se LDK-ja ende nuk ka marrë vendim për pozicionin e tyre në balotazhin e Prizrenit.
“Ne ende nuk kemi vendim për pozicionin e LDK-së”, tha ai për Gazeta Blic.
Quni deklaron se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.
”Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti”, tha ai.
Komuna e Prizrenit nga zgjedhjet e 17 tetorit shkon në balotazh.
Konsiderohet se LDK është përcaktuese për fituesin në balotazh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave në këtë komunë.
Listës i prin kandidati nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, me 40.43%, duke pasuar me Shaqir Totaj nga PDK me 31.10 %, kurse Anton Quni, nga LDK radhitet i treti me 14.98 %.
Komisioni Evropian publikon gjetjet kryesore të raportit të vitit 2021 për Kosovën