BLIC.TV

A ka SHIK në PSD dhe a është Dardan Molliqaj i afërt me ta, tregon Glauk Konjufca

02/06/2019 22:24
nga:FL.B

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca konsideron se qysh kur Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka nisur të tregohet më i afërt me SHIK-un, është keqinformuar.

Konjufca i cili ka qenë i ftuar i Astrit Gashit në emisionin “BlicInterview” ka komentuar akuzat e Molliqajt kinse ky ka qenë për një kohë pjesë e SHIK-ut.

Ai ka thënë se të gjitha këto Molliqaj po i bënë për shkakun se nuk po mund të përballet me të në fushën e argumenteve.

Gashi: Ju po aludoni që Dardan Molliqaj ka qenë i afërt me SHIK-un, apo si?

Jo, por mendoj që prejse ia ka nisë me nejt me SHIK-un e kanë informuar gabimisht.

Gashi: Pra ju kategorikisht po e mohoni që keni qenë pjesëtar i SHIK-ut?

Jo, nuk kam qenë kurrë as s’kam pasur kurrfarë lidhje.

Gashi: Dhe s’keni qenë me ndonjë raport pune me SHIK-un?

Kurrë!

Gashi: Atëherë pse po i bënë këto akuza z.Molliqaj, pse e shfrytëzoj Kuvendin e Kosovës e pastaj edhe televizionet, cila është arsyeja?

Po mendoj që nuk po mundet me u përballë me mua në fushën e argumenteve dhe ato që po i themi për PSD-në, për pazaret e tyre me pushtetin. Ai u vu në siklet sidomos kur ia përmenda mesazhet që dolën nëpër media atë ditë dhe ia përmenda që tash, me pazaret e tyre faktikisht kanë hyrë dhe janë bërë ushtarë të Kadri Veselit. Me qenë se në njërin prej mesazheve aty i cili pretendohet që është dërguar nga Shpend Ahmeti ai iu jep urdhëra Dardan Molliqajt dhe të tjerëve që të veprojnë ashtu siç tha Kadri Veseli. Ju e keni parasysh pra kontekstin e mesazheve të PSD-së.

Kjo, dhe tjetra që ia thash se keni hyrë në pazare totale me pushtetin dhe e shihni si votoni edhe Ligjin e Pagave dhe Buxhetin e Kosovës, edh enë Ekipin Shtetëror tash të Dialogut me Serbinë, të gjitha këto tregojnë që këtu nuk kemi të bëjmë më me kurrfarë koncepti politik siç gënjenin këta, që dolën të ikurit prej Vetëvendosjes.

Nuk kemi më koncepte politike, kemi krejtësisht luftë brutale për mbijetesë me ç’rast, qëllimi i argumenton mjetet, kështu tash unë e shoh strategjinë e këtyre të dalurve prej Vetëvendosjes.” – ka thënë Konjufca në “BlicInterview”.

Ai madje ka shprehur shqetësimin e tij rreth asaj se me këto lloj akuzash, në një formë po i humbin kohë derisa si në formë shakaje ka pyetur udhëheqësin e emisionit, Astrit Gashin nëse edhe atij po i duket si të ishte nga SHIK-u.

“Dhe në pamundësi për t’u përballur në këto korniza, natyrisht është shumë kollaj të thuash Glauku është SHIK edhe pastaj me qet mu edhe një temë shtesë me u marrë pa nevojë.

Kjo do të thotë me ia hup kohën Glaukut, në njëfarë mënyre është duke ma humbur kohën, sepse a pe sheh ne vet jemi duke u marrë me këtë temë tash.

Gashi: Nuk kam si të mos iu pyes.

E kështu unë ty a të dukem SHIK, qysh po t’dokna kështu?

Gashi: Nuk besoj që do të më ndërronte mëndmi im për ty në cilëndo rrethanë.

Jo po kjo është… mua do të më ndërronte.

Gashi: Për veten?

Po, por edhe për ty.

Gashi: A shihni ju SHIK në PSD?

Jo unë nuk shoh SHIK në PSD. Unë mendoj që kjo që i ka ndodhur Vetëvendosjes së brendshmi, nuk mund të shterët vetëm me zhvillimet tona të brendshme. Unë pretendoj që kjo na ka ardhur si efekt i fuqive të jashtme politike.

Pra, në skenën politike të Kosovës dhe klanet që i kanë të tjerët. “ – ka shtuar Konjufca.

/ © GazetaBlic /

08/23/2019 21:36

Glauk Konjufca: Reciprocitet të plotë me Serbinë, jo kompromis për njohje