Avokati Tomë Gashi i është përgjigjur pyetjes së drejtuesit të emisionit ‘Frontal’ Arsim Lani se a ka qenë gjykatës në kohën e Serbisë.
Gashi thotë se rreth 400 gjyqtarë janë shkarkuar dhe u është kërkuar që të shkojnë të rizgjedhen në Beograd në Kuvendin e Serbisë.
Ai shton se një pjesë e vogël e tyre ka shkuar në Beograd që të rizgjedhen, ndërsa ai jo.
“Jo more nuk u kon koha e Serbisë, ne kemi qenë rreth 400 gjyqtarë, neve kur na kanë shkarku, 98% tu përfshi prej meje dhe tjerve, nuk kemi shku me rizgjedh në Kuvendin e Serbisë. Prej qasaj kohe shumica jemi regjistru avokat”.
Ai u pyet edhe për një dokument që qarkullon ku përmendet emri i Tomë Gashit, ndërsa vetë ky i fundit thotë se ai dokument është i falsifikuar.
“Ai dokument është i falsifikum, është ftesë. Përndryshe unë jom qaj avokati, masi që na kanë qit prej pune, në kuptoimin që nuk kemi shku me dhënien e betimit. Më tëpër se 99 për qind nuk kemi shku. Në momentin që janë ngrit akuza edhe ndaj pjesëtarëve të familjes Adem Jashari, qëky burri përball teje i ka mbrojt. Në vitin 1998, ato akuza që kanë qenë në mungesë për pjesëtarë të zellshëm të UÇK. Përmes zyrës teme, edhe durve të mija kanë kalu pothuajse të gjithë komandantët e zonave të UÇK.
Deri në gusht të vitit 1992, ne kemi qenë rreth 400 gjyqtarë, ata qysh na ka ardh reni për me shkarku, se kushdo që ka shku në Beograd me dhënë betimin e ka vazhdu. Unë edhe rreth 400 të tjerë skemi qenë në mesin e tyne.”, tha Gashi.