Lajme

A ka ndryshuar qëndrimi i Haradinajt për taksën ndaj Serbisë?

01/12/2019 18:28
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka folur për taksën e vendosur nga Kosova ndaj shtetit serb.

Ai tha se ka filluar një fushatë kundër taksës me qëllim dëmtimi. Por, ai ka thënë se e dinë se nga kush po vjen kjo fushatë.

Ai ka mohuar se nga Rusia po hynë derivate. Tha se taksa nuk do të hiqet pavarësisht orkestrimeve për ta zbehur taksën.

“Ja ka nisë një fushatë me dëmtu vendosjen e taksës, qysh me tregu që taksa nuk është bash qashtu, është bë për disa qëllime tjera. Ka nisë me u bë fushata, ne e dimë prej kujt vjen. Çka do që hyn në Kosovë, ne kemi doganë. Por e dimë se nga kush vjen, çka vjen, nuk hyn më as i Rusisë as i dikujt tjetër. Pra ka nisë një fushatë e orkestruar me e zbehë çështjen taksën, me na thënë heke, por na nuk guxojmë me e hekë sepse ju thash jemi të detyruam me ju kthy vetes”, tha Haradinaj.

Këto komente i ka bërë pas homazheve që ka bërë te varret e Nuhi Berisha e Rexhep Malaj. /EO