Lajme

A ka marrëveshje mes PDK-së e LDK-së në Pejë? Flet Xhavit Haliti

11/24/2021 15:03
nga:M K

Gazmend Muhaxheri fitoi pa balotazh, por s’e mori shumicën e asamblesë së Pejës, çka do të thotë se do t’i duhet me patjetër të bashkëqeverisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duket të jenë më të largëta sa i përket qëndrimeve, por jo edhe PDK-ja, përcjell GazetaBlic.

Kjo e fundit fitoi katër ulëse në Kuvendin Komunal, vota këto të mjaftueshme për ta dominuar Kuvendin Komunal.

Sipas legjilacionit në fuqi, partisë së parë i duhet me patjetër t’i gjejë votat për kryesuesin, në sistemin 50% plus 1 votë.

Kuvendi i kësaj komune posedon 35 ulëse, ndërsa LDK-së do t’i mjaftonin 18, kurse vet ajo i ka 15 sosh. Nga shtatë i kanë AAK e VV, PDK 4, kurse dy ulëse kanë siguruar iniciativat boshnjake.

GazetaBlic ka kontaktuar me kreun e degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti. Haliti, konfirmoi se momentalisht nuk ekziston ndonjë marrëveshje, ani pse tashmë numërimi së prapëthi ka filluar dhe se brenda 30 ditësh duhet ta kemi edhe seancën konstituive.

Ai ndërkaq shtoi se për një bashkëqeverisje, duhet gatishmëri nga të dyja anët, duke mos pohuar e as mohuar mundësinë që PDK t’i bashkangjitet Lidhjes Demokratike, bashkëdyzim ky që pritet të jetë i pranishëm në shumicën e komunave ku do të udhëheqin njëra apo tjetra.

Jo, akoma nuk kemi marrëveshje“, tha fillimisht Haliti, duke lënë të nënkuptohet se një të tillë mund të ketë ditëve në vijim.

Sa i përket asaj nëse si PDK janë të gatshëm për bashkëpunim, ai u tregua goxha i tërthortë, duke thënë se që një gjë kësisoj të realizohet, duhet gatishmëri e dyanshme.

Gatishmëria duhet të jetë e dyanshme“, përfundoi Haliti për GazetaBlic.

/GazetaBlic/