• të fundit

BLIC.TV

A ka kapacitete ushtria për të shkuar në veri nëse cenohet siguria e vendit? Flet Kryeministri Haradinaj!

12/14/2018 22:24
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe njëherë se Kosova nuk do ta vë në funksion ushtrinë kundër serbëve që jetojnë në Kosovë, por theksoi se ajo është e gatshme që të mbrojë vendin, nga çfardo rreziku që paraqitet.

Këto komente, Haradinaj i bëri në edicionin special të emisionit “Blic Interview” me Astrit Gashin, duke theksuar se FSK-ja do të garantojë paqe dhe siguri në vend.

“E para, doktrina jonë është doktrinë e paqes. Ne vijmë në paqe. Ne e dimë se sa e rëndësishme është paqja dhe liria. Sepse jemi të fundit që kemi rënë në përçmim për me ardh në liri e në paqe. Më të freskët se në Evropë, ndoshta edhe në Botë nuk ka e që e dimë se çka është paqja. Pra, vijmë për paqe. Në raste të caktuara nuk janë vetëm numrat, por janë edhe mandati. P.sh nëse e krahasojmë mandatin e KFOR-it në Kosovë. KFOR-i nuk i ka më 50-mijë ushtarë si në 99’-ën, por e ka mandatin me e mbrojt Kosovën.  FSK-ja jonë nuk i ka, ta zëmë me dhjetëra-mijëra ushtarë, por e ka mandatin me e mbrojt Kosovën. Mandati është fuqia, të tjerat janë, po i quaj ashtu, operacionale, teknike. Ato evoluojnë, ato ndryshojnë, mirëpo asnjëherë mos të harrojmë kurrë Kosova nuk do ta ndërtojë doktrinën e vet mbrojtëse, duke e drejtuar ushtrinë e vet, kundër popullit të vet. Serbët e Kosovës janë populli i Kosovës, edhe në Jug edhe në Veri. Nuk është ushtria kundër popullit, ushtria është me garantua atë që na garanton Kushtetua. Një jetë në paqe, një jetë në siguri, me i mbrojt vlerat e këtij vendi, me i mbrojt, komunitetet e këtij vendi”, tha Haradinaj në emisionin “Blic Interview”.

Intervista po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në portalin gazetablic.com si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook.

06/25/2019 11:54

Zyrtare: Di Biagio largohet nga kombëtarja e Italisë