Tashmë është zyrtare. Lutfi Haziri do të jetë kandidat i LDK-së për komunën e Gjilanit.
Zyrtare: Lutfi Haziri kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit
Nënkryetari i LDK-së ka marrë besimin e kreut të partisë për të kandiduar sërish për zgjedhjet e vjeshtës që po vie, me synimin e vetëm që të fitojë sërish, përcjell GazetaBlic.
Ani pse, në zgjedhjet e fundit qendrore, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, analisti që vjen pikërisht nga ky qytet, Fitim Salihu, beson se rezultati nuk do të jetë i njëjtë, pasi zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore dallojnë.
Gjithashtu, sipas Salihut, ka qenë e pritshme që LDK-ja ta kandidojë Lutfi Hazirin.
“Ka qenë e pritshme që LDK-ja ta kandidojë Lutfi Hazirin, i cili vazhdon të jetë figura më e fuqishme e kësaj partie në Gjilan dhe Anamoravë. Ai është një figurë pothuasjse i vetëm që i ka fituar katër palë zgjedhje lokale në Gjilan”, tha fillimisht Salihu.
Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike beson se rezultati i garës së 17 Tetorit do të jetë i ngushtë dhe se nuk është aq lehtë i parashikueshëm.
“Në zgjedhjet e fundit nacionale, LDK-ja ka dalë pas Vetëvendosjes. Por, realisht zgjedhjet lokale e kanë krejtësisht një mentalitet dhe rezultati nuk mund të jetë aq lehtë i parashikueshëm. Por, besoj që do ta kemi një garë të ngushtë”, përfundoi Salihu.
/GazetaBlic/