Showtime

A ka armiqësi me Unikatilin dhe Noizyn? Flet Gheto Geasy

04/07/2019 10:17
nga:Natyra

Reperi Gheto Geasy ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’, shkruan GazetaBlic.

Gjatë emisionit u diskutua shumëçka nga jeta private dhe publike e reperit.

Një pyetje që iu parashtrua Geasyt ishte se ‘A ka armiqësi mes Unikatilit, Noizyt dhe në përgjithësi me reperët tjerë’?

Getoar Selimi tha: ‘Unë nuk është se kam qenë kurrë për këto gjëra, absolutisht nuk kam armiqësi me asnjërin dhe ata që kanë pas armiqësi me mu jam habitur dhe kam thënë wow më shajti ky më shajti ai nuk kam qenë negativ në atë pjesë dhe nuk e kam marrë me negativitet atë pjesë sepse ka njerëz që e kanë pjesë të suksesit apo të plan programit tillë për mu nuk ka qenë problem kurrë ajo pjesë as nuk do merrem tani dhe lirisht le të fillojnë me sha pa problem, por nuk kam asgjë me askënd madje madje jam pro atyre që arrin diçka sido që të jetë apo si kanë arrit është për me vlerësu unë i vlerësoj ata që kanë arrit diçka në këtë punë’, ishin fjalët e reperit.

Shikojeni emisioni nga minuta e 45:00:

/GazetaBlic/

12/10/2019 22:39

Sherret e Noizyt me drejtuesit e festivaleve: Pse ‘shpërthen’ reperi?