Showtime

A jeni gati për debutimin e Kaltrinës? Shqiptarja nga Parisi e lanson nesër “Borëbardhën”

12/03/2020 23:28
nga:Lorik J

Në mesin e përplot talenteve në muzikë me banim në Europë, bëhuni gati për emrin e radhës që premton shumë!

Fjala është për Kaltrinën, një vajzë e re shqiptare e cila është gati për të shënuar debutimin në muzikë.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka paralajmëruar këngën e saj të re të titulluar “Borëbardha”.

Ky projekt është realizuar në Paris të Francës dhe i tillë publikohet nesër.

Nga pak çfarë arrihet të kuptohet përmes paralajmërimit, bëhet fjalë për një artiste që është këtu për të qëndruar gjatë.

Numërimi prapa ka nisur, neve na mbetet që të presim!