BLIC.TV

A janë taksa dhe dialogu shkaqet që LDK po kërkon rrëzimin e kësaj Qeverie, flet Arben Gashi

05/24/2019 22:46
nga:FL.B

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi konsideron se ka qenë situatë e pafavorshme që vendi të shkonte në zgjedhje shkaku i dialogut me Serbinë apo i taksës së vendosur ndaj këtij shteti dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas tij, prioritetet e LDK-së kanë hyrë në një fazë tjetër dhe tani po kërkohet dinamika e veprimit politik opozitarë.

Në aspektin e arsyetimit publik mendoj se situata ka qenë e pafavorshme që ne të shkojmë në zgjedhje si rezultat i taksës së vendosur ndaj Serbisë. Pra, taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk e kemi konsideruar asnjëherë që duhet të jetë element që ne ta rrëzojmë Qeverinë dhe po ashtu bisedimet me Serbinë nuk janë elemente që duhet me kriju ose me rrëzu Qeveri në Kosovë.

Pra, si princip mendoj që ju keni të drejtë, por si aktivitet politik mendoj se prioritetet Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë janë në një fazë tjetër dhe po mendoj se po hyjmë në një dinamikë të re të cilën është dinamika e veprimit politik opozitarë dhe pastaj e koordinimit me partitë e tjera përpos kur është afati optimal për të shkuar në zgjedhje,” – ka thënë Gashi.

/ © GazetaBlic /

09/16/2019 10:23

Batuta e Ramës në ditën e parë të shkollës: Më keni në frigorifer, në televizor po se po