Lajme

A i tha Agim Veliu të çohet nga takimi me VV-në? Tregon Isa Mustafa

01/16/2020 22:23
nga:B. D

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e sheh veprim të gabuar deklaratat e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili dje në  T7 shpalosi detaje nga takimet me delegacionin e LDK-së.

Sipas Besnik Bislimit të VV-së, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një nga takimet i ka kërkuar Mustafës të çohen nga tavolina e bisedimeve duke thënë se “s’ka asgjë”.

Mustafa thotë se është veprim i gabuar të flitet në studio televizive në detaje se si reaguan negociatorët.

Për Besnik Bislimin “Janë gabime. Janë veprime të gabueshme. 7 herë kam qenë në bisedime në Vjenë kur po mbaheshin. Kurrë nuk kemi dalë në studio televizive me tregu kush u ulë në të majtë e kush në të djathtë, kush u mbështet e kush jo, kush shkoi për nevoja të veta e kush u kthy”, ka thënë kreu i LDK-së në një intervistë për televizionin publik.

Mustafa i jep të drejtë vartësit të tij, duke thënë se ai nuk e ka urdhëruar të cohet nga bisedimet në asnjë takim.

“S’mund ta marrim se nëse dikush çohet për nevoja të vetë, të themi se u bë nervoz e u çu. Z. Veliu mirë e ka thënë. Ai s’ka thënë hajde çohemi sepse unë jam shef i delegacionit. Edhe z. Kurti është shef i delegacionit të tij”, ka thënë kreu i LDK-së.

03/26/2020 20:40

Konjufca e quan të pacipë mocionin e mosbesimit, thotë se Veliu e mori atë që meritoi