Lajme

A i kërkoi Richard Moore, Ramush Haradinajt heqjen e taksës?!

03/13/2019 20:32
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Haradinaj duke fol për takimin, ka thënë se me Moore, kanë biseduar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

I pari i ekzekutivit ka shtuar se Kosova është e gatshme për dialogun me Serbinë dhe se në këtë çështje janë unik.

Por Haradinaj nuk ka treguar nësë në takim është biseduar për taksën ndaj shtetit serb.

Ai tërthorazi ka përmendur tregtinë e lirë, duke thënë se njohja reciproke me Serbinë përfshinnë tegtinë e lirë.

“E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë” është shprehur Haradinaj.

Por nga zyra e kryeministrit nuk kanë dashur ta pranojnë që në takim është diskutuar decidivisht për taksën.

Kabineti i kryeministrit në një përgjigje për Gazetën Blic, ka thënë se gjithqka rreth takimit është thënë në njoftimin e dhënë nga Haradinaj

“Të gjitha temat e diskutimit i keni ne komunikatën zyrtare të zyres së kryeministrit” i është përgjigjur shkurt Zyra e Haradinajt.

 

Richard Moore, Ramush Haradinaj, mars 2019

Por insitimin në heqjen e takës, e kanë pranuar nga ekipi negociator i cili gjatë ditës u takua gjithashtu me Moore.

Fatmir Limaj i ka thënë Gazetës Blic shkurt se heqja e taksës është kërkesë e të gjithëve.

“Ky është një qëndrim i njohur i të gjithëve për t’i dhënë mundësi dialogut” ka thënë Limaj.

Megjithatë të dy liderët theksuan se Moore ka dhënë mbëshettjen e plotë të Britanisë për Kosovën dhe proceset integruese në BE.

Por kërkesa për heqje të taksës po vazhdon të bëhet cdo ditë e më shumë serioze.

Zëdhënësja e BE-së, Federica Moherini ka thënë se dialogu do vazhdojë në ditën që taksa të hiqet.

Ndërsa Haradinaj i është përgjigjur menjëherë.

Shefi i ekzekutivit i ka thënë Mogherinit se dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa përfshirjen e taksës.

/GazetaBlic/

10/02/2019 20:18

Haradinaj: Me LDK-në mund të qeverisim, por kam disa kushte – me PDK-në e NISMA-n, assesi!