• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A i ka mbetur hatri Agim Bahtirit që nuk e ka vizituar kryeministri sa ishte në Mitrovicë?

03/01/2019 23:15
nga:FL.B

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka folur për marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se sa Haradinaj sa nuk e ka pasur postin e kryeministrit e kishte vizituar disa herë e madje thotë t’i ketë dhënë mbështetje gjë për të cilën i është falënderues.

Por kjo nuk është se ka ndodhur edhe në kohën kur tashmë Haradinaj është kryeministër, pasi që Bahtiri ka treguar se asnjëherë nuk ka pasur vizitë nga ky i fundit qysh kur ka marrë këtë post derisa shton se pavarësisht kësaj nuk i ka mbetur hatri për këtë.

Unë për shembull z. Haradinaj e kam pasur këtu pa kanë kryeministër, disa herë ka qenë tek unë dhe e falënderoj shumë për mbështetjen që ma ka dhënë sepse nganjëherë kam qenë në situatë bukur të keqe për arsye se jam përballur me shumë probleme që janë kanë në pjesën e Veriut por edhe në atë të Jugut.”

Por z. Haradinaj nuk ka gjetur mundësinë asnjëherë me ardhë dhe me më vizitu si kryeministër i vendit edhe në pse është ardhur në Mitrovicë. Mua s’më ka mbetur hatri në atë drejtim ai i këqyrë punët ashtu siç i parasheh çdo kryeministër.” – ka shtuar ai.

/ © GazetaBlic /

05/27/2019 11:17

Kompletohen kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve