BLIC.TV

A i frikësohet Haradinaj ‘tradhtisë’ së Thaçit në dialog?

07/24/2018 18:22
nga:Q F

Sa ishte në opozitë Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me partinë e tij, dhe opozitën e bashkuar të asaj kohe, e kishin akuzuar Presidentin e vendit Hashim Thaçin për tradhti ndaj vendit, duke i falë tokë Malit të Zi, përmes demarkacionit.

Por a i frikësohet sot, Haradinaj Thaçit, se ai mund ta tradhtoj vendin në procesin e dialogut ?

Kryeministri në intervistën dhënë Gazetës Blic, ka thënë se tani situata është ndryshe dhe se tash vendimet për dialogun nuk janë individuale, as të Thaçit e as të atij personalisht.

Andaj ka thënë se vendimet çfarëdo që merren në procesin e dialogut, do të kalojnë përmes Kuvendit, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë një frikë nga kompromiset e “dhimbshme” te Thaçit.

“Tani, sjon këto vendime individuale të presidentit, ose te mijat, ose të njerit nga ne, këto janë vendime nacionale të institucioneve, e për të cilat parlamenti duhet ta jep mendimin e vet, por presidenti në bazë të kompetencave kushtetuese e përfaqëson vendin.
Unë mendoj se është mirë të vijnë edhe partitë tjera. Në këtë rast edhe unë vet, dhe gjithë ne të interesohemi për temë. Nga pozicioni i kryetarit të Qeverisë e kam obligim me u interesu për temat, për gjitha temat, edhe për dialogun. Agjenda dhe punët që i kemi, gati ma bëjnë të pamundshme me marr krejt kohën me atë temë”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj ka thënë se Thaçi ka qenë njeriu që është përfshirë më së shumti në procesin e dialogut andaj duhet te jetë në këtë proces, por se ka bërë thirrje që këtij procesi ti bashkohet edhe opozita.

“Ai ka qenë më i përfshirë në këtë temë dhe unë mendoj se ai I duhet Kosovës në këtë temë, kuptohet edhe ai është I interesuar në këtë tëmë që Kosova të përfaqësohet prej institucioneve dhe partive tjera opozitare, edhe unë mendoj se është mirë që të jemi të gjithë” ka thënë Haradinaj

/GazetaBlic/

10/20/2018 22:33

Cili është mendimi i Thaçit për Albin Kurtin, Isa Mustafën e Fatmir Limajn?