Sporti

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?

06/26/2020 23:55
nga:M K

Ronaldo shënoi një herë dhe asistoi një herë tjetër në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Lecces, por rasti i minutës së 41′ është shpërndarë goxha në rrjetet sociale.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” dështoi të shënojë nga afërsia, ku me kokë gjuajti mbi portë, ani pse nuk ishte i markuar e besa as i penguar nga askush, përcjell GazetaBlic.

VIDEO – KLIKO KËTU

Gjithsesi, Juventusi në përgjithësi, e Ronaldo në veçanti, ia arritën qëllimit, pasi realizuan edhe fitoren e radhës, për të mbetur edhe më tutje në krye të renditjes tabelare, ku momentalisht kanë shtatë pikë më tepër se Lazio, që nesër në “Olimpico” e pret Fiorentinën.

Lexo edhe: Juventusi pastër dhe sigurt, Lecce “viktima” e radhës

/GazetaBlic/

08/07/2020 23:20

Ronaldo nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plotë 10 vjetësh