Cool

A është gati bota për video takimet?

02/25/2020 12:16
nga:N S

Dritat, kamerat dhe aksion për një video takim.

Si shumica e femrave edhe Heather Prosak ka pasur takime të tmerrshme që do të donte ti kujtonte.

Ishte një djalë që fliste shumë për ish gruan e tij, dhe i gjithë takimi kaloi duke biseduar për të dhe disa raste tjera të meshkujve që dukeshin totalisht ndryshe nga fotografitë, raporton “WashingtonPost”, transmeton lajmi.net.

“I kam kaluar të gjitha”, tha Prosak, 38-vjeçare nga Kanada. Ajo ka takuar shumë meshkuj përmes Tinder, Bubmle, eHarmony dhe Match. Ajo ka kaluar përmes shumë takimeve të cilat nuk përfunduan siç duhet, dhe kësaj radhe po mundohet të bëjë diçka që mund ti dalë në ndihmë jo vetë asaj por edhe femrave tjera.

“Është frustuese se si gjërat nuk shkojnë me personin që thotë se është, ata nuk duken si në foto”, tha ajo.

Takimet tradicionale përmes aplikacioneve e mbulojnë vetëm pjesën vizuale, muajt e fundit Proska bëri disa kërkime me rezultate më të mira, duke provuar diçka më ndryshe.

Ajo shkarkoi Loko-n, një aplikacion për video takime, ku njerëzit shkarkojë një video 15 sekonda duke përshkruar veten, kush janë dhe çka i bënë ata partnerë të mirë. Pas 24 orëve nëse ato video shkojnë mirë, ata shkëmbejnë numrat mes vete.

Bota e saj u kthye në një video takim, në formatin ku takimi i parë bëhet përmes shtëpive. Dhe kjo doli të ishte më efektive për dallim nda takimet përmes aplikacioneve tjera