Lajme

A është dorëzuar në Polici, deputeti i Kuvendit të Kosovës?!

09/29/2020 10:19
nga:F K

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot iu është dorëzuar organeve të drejtësisë.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Zëdhënësi i këtij institucioni Florent Gashi ka thënë përmes telefonit se Arifi sapo është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Arifi është dënuar nga gjykata me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tash ka qenë në arrati.