Lajme

A e përkrahë PSD, Fatmir Limaj si kryenegociator të bisedimeve me Serbinë? Flet Dardan Sejdiu

10/11/2018 13:22
nga:D.I

Vendimin e Qeverisë që Fatmir Limaj të përzgjidhet si kryenegociator për bisedimet Kosovë- Serbi, po e cilëson si të gabuar Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu.

Sejdiu pas takimit me Veselin ku u diskutuar për draftë- rezolutën e propozuar nga Qeveria është deklaruar edhe për propozim e Fatmir Limajt që ta ketë postin e krye-negociatorit.

Deputeti i PSD-së thotë se me propozimin për Limaj u rritën konfliktet mes pozitës e opozitës si dhe e dyta përzgjedhja duhet të vije nga Kuvendi.
Sipas tij së pari duhet të ketë një platformë shtetërore e pastaj të dihet se për çka dhe kush do të negociojë.

“E para e punës propozimi për zotërin Limaj ka ardhur në ora 7 në mbrëmje një ditë pas seancës së ftuar nga opozita pra si vendim ka qenë vendim në dy drejtime i gabuar. E para i ngutshëm meqë ka krijuar situatë konflikti mes pushtetit e opozitës, pra, duke dashtë me rrëmbye Seancën e opozitës dhe e dyta unë nuk besoj në persona për të cilët nuk e di se cilat janë detyrat e tij, pa platformë shtetërore, cila është detyra e zotërit Limaj rrjedhimisht platforma shtetërore e dakorduar në Kuvend e 2/3 më pastaj ekipi që mund ta zbatojë atë platformë ndoshta personi më i mirë për këtë punë mund të jetë zotëri Limaj, por, unë nuk besoj dhe rrjedhimisht besoj që vetëm Kuvendi mundet me nxjerr personin më adekuatë”, ka deklaruar Sejdiu, përcjell Gazeta Blic.

Tutje ai ka bërë me dije që do të vazhdojnë tryezat e tilla deri në gjetjen e një konsensusi politikë.

Sejdiu ka konfirmuar se PSD do të shkojë në secilën tryezë të thirrur qoftë nga pozita qoftë nga opozita.

Njësoj sikur kryeparlamentari edhe ai ka bërë thirrje që të lihen anash inatet personale.

/GazetaBlic/

 

Veseli për dallimet mes pozitës e opozitës sa i përket dialogut: Valla unë skom pa kurrkund dallim!

Pas përfundimit të takimit, Kadri Veseli me porosi ekstra për LDK-në e VV-në!