Lajme

A e përkrah VV një Qeveri Teknike?! Kjo është përgjigja e Konjufcës

03/26/2020 21:10
nga:Gazeta Blic

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur për mundësinë e një Qeverie Teknike.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje është kundër kësaj qeverie, raporton Gazeta Blci.

“VV e përjashton Qeverinë Teknike”, tha ai në emisionin “Desku” në KTV.

Sipas tij, Vetëvendosje e ka liderin e saj të etabluar dhe është fituese e zgjedhjeve, prandaj është kundër një qeverie teknike.

“Nuk duhet të ndodhë një qeveri teknike, sepse një qeveri e dobët do të shkonte në negociata, dhe kjo do të ishte e gabuar dhe shumë e rrezikshme”, tha ai.

Sipas tij, edhe nëse do të ketë qeveri një teknike, atëherë do të duhej të pezulloheshin negociatat në atë kohë.

Konjufca ka theksuar se vetëm një Qeveri e vërtetë do të mund të ishte e gatshme për negociata me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

E zbulon Glauk Konjufca: Këto janë dy planet e Vetëvendosjes, pas rrëzimit të Kurtit

05/17/2020 11:43

Konjufca me vendim të ri: Komunave u ndalon komunikimin me ambasadat