Lajme

A e nxiti Kurti dhe Rama, Taravarin drejt kandidaturës për president, përgjigjet Sela

03/13/2024 21:15
nga:Sh R

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar kandidaturën e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravarin për president të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Taravari u nxit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama por tha se kandidimi i tij ishte një “shkëndijë”.

“Pyetja është kjo beteja ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurtit për zgjedhjet në Maqedoni. Nuk e di kush e nxiti por shkëndija e parë ishte shpallja e kandidaturës, sepse ja po i heqim të gjithë aktorët tjerë politikë sikur s’ekzistojnë as Edi Rama as Albin Kurti por po i marrim vetëm rrethanat në Maqedoni. Në një situatë të politizuar politike ku menjëherë mbas dy javësh do të ketë zgjedhje parlamentarëe dhe ti e zgjedh një kandidat dhe ti e nxjerre një kandidat për president, njërin njërin nga blloqet. A e provokon kjo me automatizëm kandidaturën tjetër në qoftë se nuk nxjerr kandidaturë tjetër, por i njëjti kandidat do t’i mbledhë votat e të gjithë shqiptarëve dhe do u thotë votuesve, e sheh çfarë fuqie kam i fitova. E tani pas dy javësh do ta shëndrrojë në fuqi politike të përkthyer në numra deputetësh”, tha Sela në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ajo çka sipas Selës, i mungon partive politike shqiptare në raport me subjektet politike maqedonase është balanci mes tyre. Pasi sipas Selës, vetëm kështu partitë politike shqiptare mund te jenë faktorë determinues në vend.

“Partive politike shqiptarë në Maqedoni ajo çka u duhet në raport me subjektet politike maqedonase është balanci ndërmjet tyre, rezultati i zgjedhjve ato të jenë të balancuara. Nuk na duhet fitues absolut në bllokun maqedonas, qoftë i të djathtës qoftë i së majtës. Vetëm duke pasë ata një balancë atëherë, mund të jemi ne një faktorë determinues që e mbanë një shumicë dhe duke qenë ti faktori që e mbanë atë shumicë ti mund të realizosh. Se kam hallin unë tek ministrat e te këto gjëra, mund të realizosh qëllimet e programit dhe platëformës politike që e ke premtuar“, shtoi Sela