Lajme

A e ndryshuan qëndrimin e VV-së për demarkacion, porositë e Presidentit të KE-së? Flet Rexhep Selimi!

02/28/2018 17:58
nga:Diamant Bajra

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj kundër marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Mali të Zi, as pas deklaratave të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë marrëveshjen për demarkacion, në atë mënyrë që vendit t’i hapet rrugë për liberalizimin e vizave.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, megjithëse thotë t’i ketë marrë me seriozitet porositë e Presidentit të Komisionit Evropian,  Juncker i cili qëndroi sot në Kosovë, ai e sheh si primare interesin e qytetarëve të vendit karshi çështjes së demarkacionit.

Unë i marrë seriozisht atë, por unë kam detyrim ndaj qytetarëve dhe interesave të tyre.  Mos të harrojmë se ndoshta këto porosi janë dhënë në objektin e Kuvendit por roli I Kuvendit duhet të jetë në përputhje me vullnetin e lire të deptuetëve dhe jo me ndonjë porosi që nganjëherë e lendon demokracinë”, tha Selimi.

Më tej, duke e vlerësuar si të padrejtë kërkesën e Presidentit të KE-së Juncker, për miratim të demarkacionit, Selimi tha se si deputetë janë të lirë të vendosin në bazë të vullnetit që kanë.

Presidenti i Komisionit Evropian në radh të parë duhet të di se janë të lirë të vendosin sipas vullnetit të tyre dhe po ashtu janë të detyruar të vendosin sipas interest të qytetarëve që i përfaqësojnë e kjo është baraz me mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacion”, u shpreh ai për “Gazeta Blic”.

Demarkacioni ribashkon Vetëvendosjen!

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi brenda këtij muaji që të hedh në votim projektligjin për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Javën e kaluar partitë në pushtet kishin arritur marrëveshje me LDK-në për miratimin e demarkacionit, por as ky fakt nuk ndikoi që sot Kuvendi t’i jap epilog çështjes në fjalë.

Për dallim prej dy seancave të kaluara, në këtë seancë nuk ka marrë pjesë Lista Serbe. Të pranishëm nuk ishin asnjë grup i deputetëve që kishin marrë pjesë në një ngjarje në Podgoricë të Malit të Zi.

Bazuar në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Kosovës, seanca për demarakcion është shtyrë deri në një vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e saj.

Deputetët e opozitës nga legjislatura e kaluar, pretendonin se me Marrëveshjen e vitit 2015, për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave.

Për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion nevojiten 80 vota. /Gazeta Blic/

12/13/2019 21:35

“ Koalicioni LVV-LDK është arritur, ka pasur marrëveshje edhe për presidentin”